




Një debat është zhvilluar mes anëtarit të AAK-së, Daut Haradinajt dhe profesorit Sadri Ramabaja në emisionin ‘Pressing’ në T7 ku po diskutohet për votimin e Listës Srpska në për për ligjin që afekton veteranët.
Haradinaj tha se në konferencën e sotme për media të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka parë një qëndrim publik të qartë antiUÇK.





Ramabaja i kundërpërgjigjet se një pjesë e VV-së është e lidhur shpirtërisht me UÇK-në.
“Një pjesë e mirë e VV-së janë të lidhur shpirtërisht me UÇK-në. Bazamenti i VV-së është prej familjeve qe i ka dhënë ushtarë UCK-së dhe komandantë”, tha Ramabaja.





Ndërsa, Haradinaj i thotë se i ka dhënë edhe udbashë të panumërt.
“Ata janë shpërnda së pari te PDK-ja dhe te ju kanë gjetë strehë”, i kundërpërgjigjet Ramabaja.