




Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë ka treguar edhe një herë se kjo parti nuk e mbështet kërkesën për tërheqjen e 30 për qin të parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Ajo deklaroi se askush nga Grupi Parlamentar nuk e përkrahë idenë e tërheqjes së këtyre mjeteve.





“Kjo nuk ka të bëjë me inate politike apo kokëfortësi tonën në raport me kërkesën por sepse është e dëmshme dhe e shkatërron trustin. Brenda Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nuk ka pasur asnjë zë që e ka kërkuar mbështetjen e kësaj iniciative.”, tha Kusari.
Ajo tha se ky është inat politik i opozitës.
“Nuk do ta mbështesim iniciativën”, tha Kusari.
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca ku do të diskutohet për Trustin do të mbahet të enjten.