




Një fans i Glasgow Rangers e humbi vendin e punës pasu u zu në rrenë.
Thomas Meikle i kishte gënjyer eprorët e tij se ishte ende në Sevillë pasi e kishte përcjellë klubin e zemrës në finalen e Ligës së Evropës.
Mirëpo, ai ishte zënë nga kamerat në ndeshjen e Rangers ndaj Hearts në “Hampden Park”.





Kamera e BBC-ë e kishte fokusuar atë, dhe si duket këtë e kanë vënë re shefat e tij meqë rast edhe e kishin pushuar nga puna.
“Nuk mund ta besoj që m’u përfundua kontrata sepse u thashë në punë që isha ende në Sevillë pasi që doja të shkoja ta ndiqja finalen e Kupës së Skocisë, dhe pastaj më shfaqën në televizion, më zunë”, ka shkruar Meikle në Twitter ku e ka bashkëngjitur videon ku shihet në ekran.