




Ndër ata që ka deklaruar pasurinë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit është edhe Dillon Berjani. Ai është djali i Fadil Berjanit, pronarit të “Dilloni Benz” dhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve.
Dillon Berjani është Këshilltar Politik, i emëruar më 10 janar 2022, sipas të dhënave që ai i ka dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në deklarimin e pasurisë nuk specifikohet se në cilën zyrë punon, por mediat kanë raportuar se ai është bërë këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.





Nga deklarimi i pasurisë, AKK
Emri i tij është i njohur nga pikat e karburanteve “Dilloni Benz”, të cilat janë në pronësi të prindërve të tij.





Dillon dhe Fadil Berjani
Berjani ka deklaruar të tijën një banesë me vlerë 250 mijë euro, e cila i është trashëguar.
Të trashëguar e ka deklaruar edhe një veturë me vlerë prej 15 mijë euro. Para të gatshme në bankë, ka deklaruar se i ka 10 mijë euro.
Berjani ka deklaruar pagën që e merr në Zyrë të Kryeministrit dhe një pagë që e merr nga “Dilloni Benz”.