




Deputeti francez në Parlamentin Evropian, Thierry Mariani ka reaguar pas qëndrimit të Spanjës ndaj Kosovës për ndeshjen kualifikuese të botërorit në futboll.Ai i ka dërguar mesazh Komisionit Evropian që pranimi i Kosovës në Bashkimin Evropian do të sjellë probleme.Mariani ka shkuar edhe më tej, duke e quajtur Kosovën ‘Territor të marrë nga Serbia’, transmeton Indeksonline.





“Nëse Komisioni Evropian ëndërron të sjellë Kosovën në Bashkimin Evropian, futbolli na kujton se 5 vende evropiane për fat të mirë ende refuzojnë të njohin këtë territor të marrë nga Serbia dhe statusin e shtetit të pavarur” ka shkruar Mariani në Twitter.





Si la Commission Européenne rêve de faire entrer le #Kosovo dans l’Union Européenne, le #Football nous rappelle que 5 pays européens refusent heureusement toujours de reconnaître à ce territoire enlevée à la #Serbie,le statut d’Etat indépendant.