




Rama: Faleminderit për mikpritjen dhe atmosferën pozitive të krijuar këtu. Faleminderit të gjithë atyre që morën mundimin të jetën këtu. Ballkani i Hapur lindi si një ide e tre njerëzve, sot nuk është më ideja e tre njerëzve dhe nuk është më një punë e tre njerëzve.





Sot Ballkani i Hapur është i të njerëzve dhe do vazhdojë të jetë gjithnjë e më shumë njerëzve. Mjafton të vish në |Ohër me makinë për të parë ndryshimin ku një tabelë e thjeshtë shkruan Korridor i i Gjelbër i Ballkanit të Hapur që për gjithë ata që transportojnë produktet e punës do të thotë një çlirim i madh nga muret e rrëzuar dhe nga muret e hapura për të lëvizur më shpejt e për të mos humbur kohë.





Rama u shpreh se do të ngrihet një grup i përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete sepse kriza e thellë, e cila ka pushtuar jo vetëm kontinentin por mbarës botën, kërkon qëndrueshmëri dhe përpjekje sipas kryeministrit.
Rama: Grupi ynë i përbashkët do të fillojë menjëherë nga puna, ndërkohë që ne do të adresojmë përmes stacioneve të tjera të Ballkanit të Hapur, duke filluar nga stacioni i parë në korrik.
Ndërkohë do të kemi dhe sesionin e sigurisë ushqimore, pastaj sesioni tjetër, samiti i ardhshëm për sigurinë energjitike që do ta bëjmë në Shqipëri. Shqipëria sot është qartësisht një pikë shumë e rëndësishme për rajonin nga pikëpamja e furnizimit me energji. Do dëshiroja të ishim 6 dhe dëshiroj të jemi 6 në këtë tryezë. Por pavarësisht kësaj, Ballkani i Hapur as nuk ndalet as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet dhe kush heziton është i destinuar të humbë kohë të çmuar për të përfituar nga kjo nismë.