




Rusia është akuzuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel se kanë shkaktuar krizë ushqimore dhe gjasat janë që kjo të thellohet.
Pas kësaj deklarate i dërguari rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Vasily Nebenzya, është larguar nga salla ku po mbahej takimi i Këshillit të Sigurimit, raporton euronews.





Rusia ka bllokuar disa porte ukrainase, duke e penguar kështu eksportin. Dy vendet e përfshira në luftë janë eksportues të mëdhenj të grurit dhe produkteve të tjera esenciale ushqimore.
Konflikti ka shkaktuar ngritje të çmimeve nëpër tregjet ndërkombëtare, përfshirë edhe Kosovën.