Një fermë në Rusi iu ka vendosur lopëve të saj kufje të realitetit virtual në përpjekje për të ulur ankthin e tyre.
Tufa mori sistemet VR të adaptuara për “kokën dhe strukturën e kafkës së lopëve” dhe të cilëve iu është shfaqur “një program unik simulimi ku shfaqen livadhet gjatë muajve të verës”.
Ministri i Agrikulturës dhe Ushqimit të Moskës citoi disa hulumtime në të cilat thuhet se ka një lidhje mes eksperiencës emocionale të lopëve dhe qumështit që ofrojnë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Testet fillestare raportuan një rritje të “disponimit të përgjithshëm të tufave me lopë”.
Sipas një deklarate të leshura nga ministria, eksperimenti ndodhi në fermën RusMoloko në distriktin Ramensky të Moskës.
“Shembujt nga ky eksperiment tregojnë se në një atmosferë më të qetë, sasia e ndonjëherë edhe cilësia e qumështit rritet në mënyrë të jashtëzakonshme,” lexohet në deklaratë.
Hulumtuesit do të ekzaminojnë më në hollësi gjetjet e këtij programi afatgjatë.
Zhvilluesit e tij raportohet se duan ta zgjerojnë projektin nëse rezultatet pozitive vazhdojnë të vijnë nga kjo fermë.