




Një nga aktivistët e VV-së në Prizren, Albion Kryeziu ka shprehur pakënaqësitë e tij për problemet që po ndodhin në pikën në Ortakoll.
Përmes një postimi në Facebook ka reguar se është penguar nga ish sekretari i qendrës, Karanfil Haxhillari,, dhe siç thotë është sulmuar fizikisht dhe kapur për fyti.





” Fatkeqësisht u pengova nga ish sekretari i qendrës Karanfil Haxhillari. Për me tepër se pengesë, ai eskaloj duke më sulmuar fizikisht e duke më shtrenguar në fyt. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto ai madje edhe më kërcënoi, “e sheh ti kur të takohemi”!”, tha ai.