




Analisti Petrit Zogaj ka reaguar pasi ish-anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli i tha turp për krahasimin që e bëri të ministres së Jashtme Donika Gërvalla me Hajrije Spikerica.
Zogaj i ka rënë pishman që njëherë e ka mbrojtur Tërmkollin, raporton Gazeta Express.
“Njehere e pata mbrojte Melihate Termkollin, po ta dija qe me reagon, kurre hic s’kisha shkru”, shkroi Zogaj në Facebook.
Tërmkolli përmes një shkrimi në adresën e Gazetës Express tha krahasim i kryediplomates me Hajrije Spikericën është ofendim i madh ndaj ministres Gërvalla dhe ndaj çdo gruaje tjetër që ka bërë sakrifica për këtë vend.