




Një video ekskluzive, e siguruar nga Kosovanews, dëshmon qartë se ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, i ka sulmuar fizikisht policët e Kosovës derisa ishin në krye të detyrës, për çka edhe ishte arrestuar, raporton KosovaNews.





Zafir Berisha siç edhe tregojnë pamjet shihet duke iu vërsulur policëve edhe policia duket qartë se nuk po e provokonin madje, ata shihen duke u tërhequr përderisa ish-deputeti i ndiqte.
Policia në Prizren patën deklaruar se ai i ka sulmuar zyrtarët policorë pasi këta të fundit e kanë dënuar për kundërvajtje. Sipas tyre, në shenjë pakënaqësie i njëjti i ka fyer, ofenduar, kërcënuar dhe në fund i ka sulmuar fizikisht policët.





Berisha e kishte mohuar një gjë të tillë, duke thënë se ka qenë një provokim i orkestruar dhe disa herë është duke u përballur me situata tilla. “Dyshoj se kjo është një provokim i radhës që disa ditë rresht. Veç vetura ime dënim. Pse e gjuaja dënimin përfundi veturës. Unë kam menduar që është e rastit, por kur e pashë i njëjti person, atëherë u binda se s’ka qenë e rastit”, kishte theksuar Berisha. Tutje, ai ka thënë se këtë rast duhet ta sqarojnë organet e drejtësisë, pasi nuk ua ka pasur borxh një sjellje të tillë./KosovaNews/