




Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” do ta vizitojnë Greqinë, në duelin e vlefshëm për Grupin 2 të Ligës C.





Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Panthessaliko”.
Tifozët grekë kanë nisur me provokimet e tyre ndaj Kosovës dhe tifogrupit “Dardanët”.
Njëri nga tifozët e Greqisë ka shfaqur një flamur në të cilin shihet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb.
Grekët këtë flamur e kthyen kah sektori ku janë të vendosur “Dardanët”
Grekët njihen për miqësi të mirë me serbët, teksa kjo nuk është hera e parë që bëjnë skandale të tilla. /Gazeta Express/