Shitet në Gjermani Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 mijë km për 30 vjet

Në Gjermani është shitur një Volkswagen Golf 2, i prodhuar në vitin 1989, i cili ka të përshkuara vetëm 30 mijë kilometra.

Pronari i gjeneratës së dytë të series ‘Golf 2’ ka sqaruar se pronari i mëhershëm i makinës e ka servisuar vazhdimisht dhe nuk e ka vozitur asnjëherë gjatë kohës së dimrit, njofton lajmi.net.

Modeli në fjalë është i ruajtur dhe posedon goma origjinale. Pos kësaj, ai nuk ka ndonjë gërvishtje në eksterier e interier. As një pjesë e tij nuk është e përfshirë nga ndryshku.

Golf 2 nën çati ka motorin e tipit benzin 1.8-litërsh, me kapacitet prej 90 kuajfuqi në kombinim me ndërruesin manual të shpejtësive me pesë mundësi.

Automobili, bëjnë të ditur mediat e huaja, është shitur për 5.990 euro. /Lajmi.net/