




Përderisa rreth 120 mijë persona janë në kërkim të një pune, në vend ka zyrtarë që mbajnë disa vende pune në të njëjtën kohë. Një prej tyre është edhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani. Express u sjell informacione rreth institucioneve ku punon i pari i IKSHP’së dhe të hyrave vjetore të tij.





Tash e 14 vite, Naser Ramadani, udhëheq me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Nga ky institucion, Ramadani merr 14 mijë euro çdo vit. Por, kjo nuk është paga e vetme që merr i pari IKSHP’së.
Bazuar në regjistrin për deklarimin e pasurisë të publikuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai pranon shtatë paga për çdo muaj.





Përveç parave që merr nga IKSHP-ja, ai merr edhe rreth tetë mijë euro nga Universiteti i Prishtinës, mbi 1 mijë euro të tjera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, rreth 5 mijë e 300 euro nga Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar dhe mbi 1 mijë e 700 euro nga Ministria e Shëndetësisë (nga Bordi i ShSKUK-së, Ramadani është shkarkuar nga Albin Kurti).