Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka filluar në ora 20:45.
Megjithatë, në Volos po vazhdon që situata të jetë e tensionuar – shkruan Gazeta Express.
Gjatë pjesës së parë, disa tifozë grekë kanë gjuajtur me shishe drejt atyre të Kosovës, teksa “Insajderi” ka raportuar se dy tifozë të Kosovës kanë pësuar lëndime nga sulmet e grekëve.
Pas pjesës së parë ndodhi edhe një përleshje mes tifozëve të Kosovës dhe Greqisë, ku u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar sadopak situatën. /Gazeta Express/