Gianluigi Donnarumma është tradhtuar nga nervat.
Pas ndeshjes ndaj Anglisë, Donnarumma ka marrë vëmendjen me sjelljet e tij në raport me një tifoz të Italisë.
Donnarumma pranoi disa fjalë fyese derisa po ecte me lojtarët tjerë, por nuk i pranoi në heshtje.
Disa pamje janë publikuar ku portieri shihet teksa i kthehet tifozit për t’i qëruar hesapet me të.
Gjithsesi, në mesin e turmës, Donnarumma nuk mundi të përballej fizikisht me tifozin në fjalë.