Në botë ekzistojnë rreth 7.000 gjuhë dhe nuk është për t’u habitur se disa nga fjalët e tyre nuk mund të përkthehen, me gjithë globalizmin dhe faktin se gjithnjë e më shumë njerëz mësojnë gjuhët e huaja.
Librin “Më shumë se fjalë – fjalët e papërkthyeshme të dashurisë nga e gjithë bota” (More Than Just A Word – Untranslatable Words Of Love From Around The World), autorja Ema Blosk ka hulumtuar disa nga këto fjalë , shumica e të cilave lidhen me dashurinë.“Indipendenti” ka zgjedhur disa nga shembujt më interesant, të cilët i transmeton Koha.net
Cafuné (portugalisht)Miklimi me gishta nëpër flokët e të dashurit.
Litost (çekisht)
Shkrimtari i njohur çek, Milan Kundera, e ka përkufizuar si “dëshpërim që i ndodh njeriut kur ai përnjëherë e sheh në çfarë gjendje të mjerë ndodhet”.
Schnapsidee (gjermanisht)
Plani i krijuar në gjendje të dehur ose është aq qesharak sa jeni të sigurt se keni qenë të dehur kur e keni bërë.
Viraha (hindu)Bindja sa e keni dashur dikë vetëm pasi ndaheni.
Jayus (indonezisht)“Shaka” aq jo spirituoze sa nuk mund të ndaleni së qeshuri për jospirituozitetin.
Tsundoku (japonisht)Kur bleni një libër të cilën asnjëherë më nuk e hapni.
Oodal (tamile)Aktrimi i zemërimit para partnerit pas grindjes në dashuri.
Toska (rusisht)Vladimir Nabokov e ka përshkruar këtë fjalë si “ndjenjë e ankthit të madh shpirtëror që shkaktohet pa ndonjë shkas të veçantë.
Abbiocco (italisht)Kotje që ndieni pasi keni ngrënë pa “hile”.Odnolюb (rusisht)Personi që gjithë jetën ka pasur vetëm një dashuri.