Burim Piraj nga kompania “Meka Halal Food”, në emisionin “Jeta në Kosovë”,
bëri të ditur se e ka rritur pagën minimale në kompaninë e tij në 350 euro dhe për këtë nuk është pishman.
“S’i kam rënë pishman sepse burimet njerëzore janë shumë të rëndësishme dhe unë i konsideroj si zemra e një firme. Dhe s’mund të funksionojë truri i një firme kur nuk funksionon zemra”, tha ai.