Ilir Dardha banor i fshatit Ndroq në Tiranë, aku.zohet nga bashkëfshatari i tij z.Kadri Trimi se i ka vjedhur një sipërfaqe toke. Kadri Trimi tha se dy muajt e fundit kur kërkoi të merrte certifikatën e tokës, mësoi se kjo pronë rezulton në emër të Ilir Dardhës.
Ky i fundit pohoi se është bërë falsifikim me këtë tokë, por jo prej tij. Madje ai shtoi se është vi.ktimë e këtij
mas htrimi. Sipas z.Ilir Dardha, faIsifikimin e kanë bërë kushërinj të tij me pushtet, që i kanë përdorur emrin dhe i kanë falsifikuar firmën.
Me këtë falsifikim, Ilir Dardha ka në emër të tij 15 mijë metër katrorë tokë më shumë dhe heziton të shkojë në
Prokurori për faIsifikim të firmës së tij, pasi thotë se nuk përballet dot me shtetin. Sipas tij, pret që ky gabim të rregullohet nga vet institucionet, ndërsa thekson se ka humbur edhe pronat e veta.