Deputetja gjermane: Reagimi i Vuçiq për njohjen e Kosovës është skɑndaloz, ai na ka mɑshtruar

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka nisur sot vizitat zyrtare në Ballkanin Perëndimor, ku pas Kosovës, ka vizituar edhe Serbinë.

Pas takimit të tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, të dy bashkë dolën në një konferencë për media.

Gjatë kësaj konference të dy palët folën mbi bisedën e tyre për situatën politike në Evropë, me theks të veçantë në Ukrainë.

“Ne folëm për situatën e përgjithshme politike në Evropë dhe në botë dhe ai haptazi dhe f uqishëm kërkoi që ne t’i bashkohemi sanksioneve”, tha Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se ishte i hɑbitur që Scholz i kërkoi njohje të ndërsjellë të pavarësisë së Kosovës, duke deklaruar qe një gjë e tillë nuk është kërkuar asnjëherë nga akterët e BE-së.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Bundestagut gjerman, Renata Alt.

Ajo e ka quajtur skɑndal reagimin e Vuçiqit, teksa ka bërë thirrje që të ndërprehen bisedimet e BE-së me Serbinë, nën arsyetimin se Vuçiq po i mɑshtron të gjithë.

“Reagimi i Presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohjen e Kosovës është skɑndaloz. Negociatat e anëtarësimit me BE-në duhet të n grihen! Vuçiq na ka mɑshtruar për një kohë të gjatë” shkroi ajo në Twitter.

Presidenti serb tashmë ka bërë me dije që qëllimet e tij në dialogun Kosovë-Serbi nuk p ërfshijnë njohje.