




Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:1 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” treguan performancë fantastike sonte në “Fadil Vokrri” duke fituar dhe dominuar ndeshjen, shkruan Gazeta Express.
Pas ndeshjes, ka filluar festa e tifozëve kosovar në sheshin e kryeqytetit.
E kësaj feste, iu bashkua edhe një tifoz i Irlandës së Veriut, i cili u mbulua edhe me flamurin e Kosovës.