




Shkodran Imeraj, bashkëpunëtor shkencor në Departamentin e Historisë Bashkëkohore të Institutit të Historisë në Prishtinë, thotë se, flamuri shtetërore i Republikës së Kosovës, u përzgjodh pas një konkursi publik, kriteret e të cilit ishin caktuar nga një komision të cilin e kishte emëruar Ekipi i Unitetit i udhëhequr nga Presidenti i atëhershëm i Kosovës, Prof.dr.Fatmir Sejdiu.





Ai tregon se, procedurat e mëtejmë për përzgjedhjen e simboleve shtetëror, përfshirë flamurin dhe himnin i ka kryer Kuvendi i Kosovës.
“Mendoj se flamuri Dardan i propozuar nga Presidenti historike Dr.Ibrahim Rugova, ka qenë propozim më i mirë se sa flamuri aktual, kur dihet se ai ka pasur më shumë simbole kombëtare shqiptare se sa ky i sotshmi”, thotë Imeraj për gazetën “Bota sot”.





Sipas tij, flamuri i sotshëm është më shumë flamur i zorit dhe i imponuar, se sa pasqyrim i identitetit tonë kombëtar.
Flamuri aktual i Kosovës është mirë që të ndryshohet dhe të zyrtarizohet si simbol – propozim i Presidenti Dr.Rugovës. Ndjesia ndaj flamurit kombëtar do të jetë çdo herë më e madhe, sesa ndaj çdo flamuri tjetër. Pra, me flamurin kuq e zi e shqiponjën dykrenore, janë të ndërlidhura çdo ngjarje me peshë në historinë tonë më të re”, përfundon historiani Shkodran Imeraj.