




Ish karateisti me famë botërore, Enver Idrizi, ka mposhtur emra të mëdhenj të karatesë botërore në vitet e arta të tij, por gjithmonë iu bëhet zemra mal kur kujton historinë e lavdishme të tij dhe si e ka mposhtur disa herë serbin famëkeq Nenad Batoçanin.
Nenad Batoçanin ka qenë karateist dhe truproja e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.





“Kur vinte Nenad Batoçanin gjithë krenohej që është truproja e Milloshit, kur e fitoja i thosha unë jam i Rugovës”, tregon Idrizi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Kur Idrizi ia kishte përmendur presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, Batoçanin nuk e kishte pritur mirë dhe gjtihnjë ka qenë në siklet.