Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka ka bërë një deklarim të fortë në drejtim të politikanëve kosovarë. Ai ka thënë se shumë shpejt do të dalin dëshmi se cilët politikanë deponuan miliona jashtë Kosovës, cilat gra e dashnore kanë banesa në Dubai e vende tjera.
Zeka ka bërë një pyetje se pse LDK-ja nuk e pranoi Rexhep Selimin ministër, duke aluduar për atë të brendshëm.
Rastet e fundit të dala në publik për dhunën që ushtrohet nga policia është dëshmi për hallkën e krimit brenda këtij institucioni, thotë Zeka