Anëtarët e Qeverisë së Serbisë miratuan një konkluzion, i cili u mundësoi qytetarëve të Serbisë dhe Turqisë që të kalojnë kufijtë shtetërorë të të dyja vendeve vetëm me letërnjoftim të vlefshëm biometrik.
“Protokoli 1” u ka mundësuar qytetarëve të të dyja vendeve që të kalojnë kufijtë shtetërorë me letërnjoftim të vlefshëm biometrik, raporton b92.
Marrëveshja u ra dakord me qëllim të përmirësimit dhe lehtësimit të lëvizjes së njerëzve dhe lëvizjes së mallrave, gjë që do të përmirësojë ndjeshëm marrëdhëniet ekonomike dhe të tjera midis dy vendeve.
Thuhet se kjo është e një rëndësie të veçantë, duke pasur parasysh bashkëpunimin shumë të zhvilluar ekonomik ndërmjet shtetit serb dhe turk, si dhe numrin jashtëzakonisht të madh të vizitave të ndërsjella turistike.
Ndryshe, kujtojmë se qytetarët e Kosovës mund të hyjnë vetëm me pasaportë në shtetin e Turqisë. /Telegrafi/