Ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, fotografi ku shfaqen ish-ushtarë të UÇK’së gjatë kohës së luftës. Pamjet e tilla thotë se janë krenaria e Kosovës.
“A ju kujtohen PARADAT DHE MARSHET E KRENARISË?”, pyeti Pacolli .
Ndërkohë, sot në kryeqytet është mbajtur Parada e Krenarisë në përkrahje të të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ në Kosovë.
Në këtë ngjarje nuk morën pjesë udhëheqësit e institucioneve më të larta të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, pavarësisht se organizatorët u kishin dërguar ftesa.
Parada e Krenarisë u mbajt në kuadër të Javës së Krenarisë, që nisi më 6 qershor në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku mori pjesë edhe presidentja Osmani.