Jo të gjithë mund të mbajnë çdo lloj diete. Nëse dëshironi të shmangni problemet serioze shëndetësore, është e domosdoshme që ta përshtasni dietën me trupin tuaj. Për të arritur rezultate të mira në një periudhë të shkurtër kohe dhe për të humbur kilet shtesë, është e rëndësishme që të ndiqni në mënyrë rigoroze dietën.
Ka dieta të shumta që me sa duket punojnë, megjithatë, shumica e tyre janë joefektive dhe më e rëndësishmja, jo të shëndetshme. Për fat të mirë, ka një dietë, e cila është shpikur nga një kardiolog, që mund t’ju ndihmojë të humbisni deri në 10 kg në vetëm një javë.
Natyrisht, dieta nuk funksionon nëse nuk ushtroheni të paktën gjysmë ore në ditë.
Plani i dietës
– Mëngjesi: Hani një frut për mëngjes çdo ditë. Kurseni bananet dhe rrushin.
Dita 1
– Dreka: Një portokall, një vezë e zier dhe një gotë kos (200 ml);
– Darka: Dy toste , dy vezë të ziera, dy domate dhe gjysmë kastraveci.
Dita 2
– Dreka: Një portokall, një vezë të zier dhe një filxhan kos
– Darka: Një tost, 125 gram mish viçi, një filxhan kafe ose çaj (pa sheqer) dhe një portokall.
Dita 3
– Dreka: Një portokall, një vezë e zier dhe një kastravec
– Darka: Një tost, 125 gram mish viçi, një filxhan kafe ose çaj (pa sheqer), dhe një portokall.
Dita 4
– Dreka: Një tost, 125 gram gjizë dhe një domate
– Darka: Një tost, 125 gram mish viçi, një filxhan kafe ose çaj (pa sheqer) dhe një portokall.
Dita 5
– Dreka: Një tost, 200 gram. mish të gatuar ose peshk dhe një domate
– Darka: 1 patate të zier, bizele dhe karrota.
Sigurohuni që të gatuani perimet pa përdorur kripë. Konsumi i alkoolit është rreptësisht i ndaluar gjatë kësaj diete. Ndiqni dietën pesë ditët e para, pastaj bëni një pushim dy-ditor dhe vazhdoni me dietën në ditën e tetë. Ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të konsultohen me një kardiolog para se të zbatojnë këtë dietë në jetën e tyre të përditshme.