Analisti Imer Mushkolaj i ftuar në “DebatPlus” ka folur rreth temës së fundit sa i përket veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai mes tjerash ka kritikuar ata që e quajnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si veteran i rrejshëm.
“Nëse Albin Kurti ka qenë veteran i rrejshëm, edhe Adem Demaçi ka qenë ashtu, nuk mundemi me i nda. Më vjen keq më thënë, por ata të dy kanë punuar në një zyre.
Kjo zyre zyrtarisht në kohën kur kanë filluar bombardimet ka thënë ne ndrrojmë misionin, pra zyrja nuk ka dhënë dorëheqje”, është shprehur Mushkolaj.
“është krijuar përshtypja që Albin Kurti nuk ka veshur uniformë e nuk ka qenë në zona të luftës etj, por zyrja zyrtarisht nuk ka dhënë dorëheqje”, ka shtuar tutje ai.