




Gjykata Speciale ka vendosur për vazhdim e paraburgimit ndaj ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Veseli. Ky vendim është marrë më 26 maj 2022.
Kjo është konfirmuar në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.





Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka dorëzuar përpara gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou të Gjykatës Speciale e kërkesën e tretë për lirimin e ish-kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në arrest shtëpiak apo edhe lirimin në një shtet të tretë që ka ofruar garancitë.
Në këtë kërkesë avokati i Thaçit, Gregory W. Kehoe, ka thënë se vazhdimi i paraburgimit në Hagë bie ndesh edhe me liritë dhe të drejtat e njeriut.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransniqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për KRlME Iufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.