Pas publikimit të një fotoje të përbashkët mes kryeministrit Edi Rama me Ramush Haradinaj rrjeti u pushtua nga lajmet se ky i fundit mund të jetë kandidat për president.
I ftuar në emisionin Pressing në T7 ai ka thënë: Nuk jam pjesë e garës së brendshme të Shqipërisë. Aq shumë e dua Shqipërinë sa që nuk ia bëjë atë. Unë jam rritur këtu. Dhe kemi kushtetutën tonë. Nga respekti që kam për Shqipërinë nuk shkoj nga këtu atje për të qenë funksionar. Po të ishim në bashkim apo union pse jo. Përderisa kemi dy kushtetuta nuk e bëj. Kam nënshtetësi shqiptare dhe ndihem krenar. Por nuk e bëjë këtë”, tha ai.
Tutje ai komentoi edhe deklaratën e Ramës se do të dëshironte Hashim Thaçin si president të Shqipërisë.
“Është shumë gjest i mirë nga ana e tij. Gjest fisnik”, shtoi ai.