




“Ballkani i Hapur” vijon të ofrojë çudi dhe nonsense gjeopolitike. Ndërsa vlerësohet si projekt dhe nga Rusia – kujtojmë deklaratën e Lavrovit pak ditë më parë, ku qartazi, në replikë me Perëndimin, i mëshoi rëndësisë se “Open Balkans”, këtë gjë e bën dhe SHBA.
Samiti i radhës në Ohër u përshëndet nga i dërguari Escobar.





“Ne kishim një dialog të suksesshëm dhe do të bëjmë çdo gjë për stabilizimin e rajonit dhe të krijojmë mundësi të reja për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. SHBA nuk e sheh ‘Open Balkans’ nga një pikë e problemeve që kanë ndodhur shekullin e kaluar por nga pritshmëritë e shekullit që jemi. Ballkani Perëndimor ka mundësi të mëdha, me të gjitha pasuritë dhe resurset e mahnitshme.
SHBA-të e përkrahin këtë nismë të ‘Ballkanit të Hapur’. Ne i përkrahim të gjitha incentivat ekonomike që afrojnë vendet dhe promovojnë paqe dhe zhvillim. Secila iniciativë për një integrim ekonomik duhet të përfshijë të 6 shtetet”, tha ai.