Sonte në emisionin Pressing po diskutohet për zhvillimet e fundit që lidhen me samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër si dhe refuzimin e Kosovës, si e vetmja nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që t’i bashkohet kësaj nisme.
Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana thotë se “do t’i kushtojë shtrenjtë Kosovës” mos hyrja në Ballkanin e Hapur.
“Janë dy fotografi që kanë me i kushtu shumë shtrenjtë Kosovës”, thotë Cana.
“Njëra është në Selanik, kur është nënshkruar marrëveshja për gazin amerikan, apo gypat amerikanë, dhe e dytë është kjo, mungesa e kryeministrit të Kosovës (në Ohër))”, shpjegoi ai.
“Unë nuk kam qenë një tifoz i madh i Open Ballkan, sepse nuk ishte iniciativë, por unë mendoj se me fërgimin e Hill në Beograd, Kosova në fakt në një periudhë afatmesme është epiqendra e interesit politik amerikan. Sepse Hill është dërguar për Kosovën në Beograd, jo për Serbinë”, tha Cana.