




Kosova tash disa kohë është duke u perballur me çmimet e larta për derivate, të cilat vijnë si pasojë e konfliktit në mes Ukrainës dhe Rusisë.
E ata të cilët më së shumti po e “vuajnë” këtë situatë janë qytetarët, për të të cilët është një gjë e pa arsyeshme kjo që po ndodhë.
Ata për Gazetën Insajderi janë shprehur se standardi në Kosovë është shumë i ulët për të pasur një çmim kaq të lartë të naftës.





“Në vend të 10 eurove tani me duhet t’ia qes veturës 20 ose 30 euro dhe smundesh t’i bësh ato kilometra që i ke bërë me 10 euro”, shprehet qytetari.
Për të parë reagimet e tyre shikojeni videon e bashkangjitur: