Ticë, konsiderohet si një nga fshatrat më me vlerë në komunën e Skënderajt.
Historia e tij dhe bukuritë e natyrës e bëjnë këtë vend shumë të veçantë.
Fakti që ky fshat është unik e tregon edhe një odë që gjendet në Ticë, që dikur kryente funksionin e një spitali ushtarak gjatë kohës së luftës.
Për Arben Bekën, që atë kohë ishte vetëm 15-vjeç, kjo odë i jep ndjesi të forta.
Ndërkohë, edhe vendi ku rri i ulur, ka një histori të veçantë.
Një tjetër person që kishte rastin të shihte ushtarët e plagosur, rrëfen se ishte rrezik i madh kujdesi ndaj tyre.
Cilat janë veçantitë e tjera të fshatit ku e kaloi natën e fundit Adem Jashari para rrëthimit nga serbët, e mësoni duke klikuar në video. /GazetaExpress/.
Gazetar: Sefer Demiri