




E kundërshtuan fillimisht minishengenin e Novi Sadit e më pas Open Balkanin sa e sa politikanë, analistë, komentatorë, opinionistë, përfaqësues të shoqërisë civile.
. E kundërshtoi lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, presidenti Meta dhe disa analistë në Shqipëri. Kosova u tregua më e unifikuar. Por Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk u mbështeten sa duhet në këtë kauzë nga opozita, e cila flirtoi me Ramën. Pra “fjeti me mullixhinë (Rama) për inat të Kurtit”! Deri para tri ditësh jam ballafaquar në emisione televizive me analiste te Kosovës.