Kryeministri shqiptar, Edi Rama, përmes një fjalimi në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër, ka thënë se prania e figurave si Chris Hill, Gabriel Escobar e Varheley, dëshmon se ky është një proces në rrugë të mbarë për ‘bashkëpunimin mes vendeve të rajonit’.
Ai ka dhënë disa mesazhe për Kosovën nga Ohri, duke thënë se nuk duhet të qëndrohet me kurriz kah e ardhmja, por me sy.
Një pjesë e fjalimit të Edi Ramës, që e transkriptoi Periskopi:
“Ky është një rast për të folur për Ballkanin e Hapur sin ë Ballkanin e hapur, nuk mund të vijmë në një takim të flasim sic jemi mësuar kur shkojmë në Bruksel.
Do të flasim shumë hapur dhe duhet ta ruajmë karakteristikën e këtij rajoni pa pasur frikën se nga e folura e hapur ne mund të kemi më shumë probleme sesa arsyeja për të qenë të bashkuar.
Dua të kujtoj se ne mblidhemi sot për herë të parë në një Samit të Ballkanit të Hapur pasi ka filluar lufta në Ukrainë.
Dua t’u them të gjithëve, se ndryshe prej disa cfarë gabimisht mendojnë, lufta në Ukrainë, e bën Ballkanin e Hapur një domosdoshmëri edhe më të madhe sesa që kjo luftë që befasoi të gjithë, të fillonte.
Mbrëmë kam pasur kënaqësinë të takoj këtu, në vigjilje të Samitit, ambasadorin Chris Hill. Një ndër veteranët e diplomacisë amerikane, një njohës i thellë i rajonit që ka shërbyer në Tiranë në kohët dramatike, dhe sot shërben në Beograd.
Besoj se ambasadori Hill me praninë e tij këtu është një nga dëshmitarët më të besueshëm të domosdoshmërisë së Ballkanit të Hapur. Ai është këtu për ta mbështetur Ballkanin e Hapur dhe kjo për ne, për mua personalisht është shumë inkurajuese.
Ndërkohë që jam shumë i lumtur që sot këtu me ne janë edhe Dritani, kryeministri i Malit të Zi si dhe Zoran inga Bosnja, ashtu sic jam i lumtur që janë partnerët e pazëvendësueshëm të rrugëtimit tonë, komisioneri Varheley dhe miku ynë Gabriel Escobar i cili është i pranishëm përmes ekranit.
Por, përtej të gjithë miqve dhe partnerëve që janë shumë të rëndësishëm për ne, Ballkani i Hapur është i rëndësishëm për njerëzit tanë, për hapësirën e përbashkët në të cilën lindin fëmijët tanë dhe nesër do të marrin në duar fatin e vendeve tona.
Këtë e dinë shumë mirë sot shqiptarët e Shqipërisë, ku në këshillimin Kombëtar ishin mbi 60 për qind në mbështetje të Ballkanit të Hapur, një shifër që kalon mbështetjen që ka qeveria dhe kam bindjen se do të jetë më e lartë.
Nuk e kemi pritur luftën në Ukrainë, për ta ditur marrëdhënien speciale që Serbia ka me Rusinë. Nuk kemi pritur këtë luftë, për ta ditur se mes Rusisë dhe Serbisë ka një lidhje speciale.
Nuk kemi pritur luftën në Ukrainë që ta dimë se mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt të pazgjidhur, këto i kemi ditur të gjitha.
Por midis të qëndruarit me kurriz nga e ardhmja ose kthimit të syve nga e ardhmja, ne kemi zgjedhur këtë të dytën.
Sot jemi këtu sepse duam të vazhdojmë të shkojmë drejt të ardhmes pa i mbyllur sytë ndaj problemeve ende të pazgjihura por të bindur se problemet zgjidhen vetëm nëse ne afrohemi.
Vetëm nëse ditë për ditë, kuptojmë se sat ë rëndësishëm jemi për njëri tjetrin.
Chris Hill më tha se kanë hedhur dy bomba atomike në Japoni dhe sot një prej aleancave më të rëndësishme politike në botë, është ajo mes SHBA dhe Japonisë, mbas dy bombave atomike dhe urdhëroni se ku është sot Japonia, po të qëndronte me kurriz gjithë ditën kah ShBA-ja dhe të uleshin në gjunj të qanin dy bombat qanin bombat atomike.
Serbia në Ballkanin e Hapur ka marrë përsipër zbatimin e marrëveshjeve. Mos vallë është e paimgjinueshme se cfarë do të ndodhte sikur ne nuk do ta merrnim sot atë sasi gruri në Ukrainë përmes marrëveshjeve edhe pse ka luftë atje.
Cfarë do të ndodhte sot? Më retorikën e konfliktit, apo me thirrjen për të shkuar në luftë.
Ne sot jemi, në një teh thike, sa i përket energjisë, që të gjithë, në gjithë Evropën, në gjithë botën, por ne jemi shumë më të prekshëm sesa shumë të tjerë në ndërkohë që në horizont është një dimër ku problemi nuk do të jetë çmimi i energjisë që do të vazhdojë të rritet, problemi është që s’do të ketë energji për ta blerë.
S’kemi luksin të qëndrojmë me kurriz kah njëri tjetri e të merremi me retorikë.
Përsëri si me grurin do të provohet se sa e vërtetë është se Ballkani i Hapur nuk është as i imi as i Vuciqit, as i Kovacevskit, as i Dritanit, Ballkani i Hapur është i fermerëve shqiptarë, i njerëzve tanë./PERISKOPI