




Publicistja Kimete Berisha ka kritikuar kryeministrin Kurti për fjalinë e tij të thënë në Oxford se ‘Kosova pas luftës u bë neokoloni e ndërkombëtarëve’…edhe e anglezëve, e që sipas Berishës veç Serbia dhe Albin Kurti e konsiderojnë KFOR-in dhe ndërkombëtarët pushtues të Kosovës.
Znj.Berisha kërkon përgjigje nga z.Kurti në këto pyetje;
Por, nëse Kosova pas luftës u ripushtua nga OKB dhe nga NATO, kush na çliroi nga OKB dhe NATO (pasi që ata ende janë këtu)!
Cila është data e çlirimit të Kosovës nga neokolonizatorët?!





Kush na çliroi nga neokolonizatorët, psiko!
Në UNMIK ka pasur shumë amerikanë, që sipas kryeministrit na kanë çliruar për të na ‘ripushtuar’!
A jemi a s’jemi sot koloni e ndërkombëtarëve!
Vendos!
NATO dhe ndërkombëtarët na çliruan nga Serbia, po kush na çliroi nga ndërkombëtarët dhe nga NATO!
Përgjigju!
Postimi:





‘Kosova pas luftës u bë neokoloni e ndërkombëtarëve’…edhe e juve anglezëve, pra.
Kur thotë ‘ndërkombëtarët’ e ka fjalë për: amerikanët, italianët, austriakët, gjermanët, francezët, etj.
Se, rus nuk ka pasur.
Për të rinjtë që nuk e dinë; :
Koloni do të thotë ‘vend i pushtuar me forcë nga njē shtet i huaj dhe që shfrytëzohet prej tij’.
Pra, sipas kryeministrit, Kosovën e çliroi NATO për ta ripushtuar dhe për ta shfrytëzuar për vete.





Neokolonializmi realizohet me agresion lakuriq kundër një populli të dobët dhe të pambrojtur.
Veç Serbia dhe Albin Kurti e konsiderojnē KFOR-in dhe ndërkombëtarët pushtues të Kosovës.
Hajt po e marrim si të ‘vërtetë’ këtë masllahat që e ka thënë kryeministri antiperendimor i Kosovës.
Por, nëse Kosova pas luftës u ripushtua nga OKB dhe nga NATO, kush na çliroi nga OKB dhe NATO (pasi që ata ende janë këtu)!
Cila është data e çlirimit të Kosovës nga neokolonizatorët?!
Kush na çliroi nga neokolonizatorët, psiko!
Në UNMIK ka pasur shumë amerikanë, që sipas kryeministrit na kanë çliruar për të na ‘ripushtuar’!
A jemi a s’jemi sot koloni e ndërkombëtarëve!





Vendos!
NATO dhe ndërkombëtarët na çliruan nga Serbia, po kush na çliroi nga ndërkombëtarët dhe nga NATO!
Përgjigju!
Na çliroi Vetëvendosja nga NATO dhe nga OKB??? Duke e rrotulluar një kamion dhe duke ua fut flakën Institucioneve të Kosovës!
Prandaj, edhe sot Vetëvendosja lufton kundër veteranëve të UÇK-së, sepse s’ka dashur t’i ndërrojmë kolonizatorët!
Paska faj OKB-ja që njëfarë Hysen Durmishi e ka shok të shpirtit njëfarë Bagerin, e Bageri e ka fituar tenderin te ministria e tij, veç pse ka qenë më i shtrenjti!
P.S. Ky ish i smutë…Rrini njérit gati se bé po ju bëj, s’është normal.