Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli ka reaguar pas protestës së sotme të organizuar nga Organizatat e dala nga lufta së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka qenë shumë i ashpër me Qeverinë e Kosovës, pasi sipas tij po shkelen rëndë të drejtat e veteranëve të luftës.
“Albin Kurti, po të betohem tani as vetën sje kah e njehë. E pse nuk e di. Veterani të ofendohet? Të shahet? Mosni njerzë, se sot frymoni pikërishtë pse atdheu ka veteran.
I mbulofte turpi i jetës dhe mos paqi qetësi kurr në shtëpit e juaja Ju dhe secilin që veq një fjalë ofenduese ua drejton veteranëve të liris”, ka shkruar mes tjerash ai.
Postimi i plotë i tij:
Veterani nuk e dëmton objektin që ju të akomodoheni mirë e sa më mirë. Veterani edhe nëse mbetet i uritur, edhe nëse fëmija i tij ska para për shkollim, ska dert, ai duhet të heshtë.
Ai ka të drejtë të bëjë vetëvrasje. Që një pjesë e Juaja dhe të soji të njejtë, ta jetoni jetën luksoze, duke filluar nga gardaroba, vetura, banesa e shtëpia, deti verës e skijim dimrit.
Veterani të vdes, apo ma mirë të bënë vetë vrasje si deri më tani?! apo ose të heshtë.
A thua a ka zot?!
A ka zot ti shih fëmijët tuaj dhe fëmijët e shumë veteranëve dallimin se si jetojnë, cilat shkolla shkojnë, apo hejjj êndrrat e realizuara të fëmijvë tuaj dhe ëndrrat e fëmijëve të veteranëve që kurr sdo ju plotësohen.
Dhe dikush nga Ju të dal e të ju fletë për atdhe dashuri, se si objektet duhen ruajtur?!
Hejj ironi, djallëzi, apo me emër të saktë ooo të turpëruar.
Albin Kurti, po të betohem tani as vetën sje kah e njehë.
E pse nuk e di.
Veterani të ofendohet? Të shahet?
Mosni njerzë, se sot frymoni pikërishtë pse atdheu ka veteran.
I mbulofte turpi i jetës dhe mos paqi qetësi kurr në shtëpit e juaja Ju dhe secilin që veq një fjalë ofenduese ua drejton veteranëve të UÇK-së.