




Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, ka thënë se Kosovës “do t’i kushtojë shtrenjtë mos hyrja në Ballkanin e Hapur”.
Cana thotë se në fillim nuk ishte një tifoz i madh i Ballkanit të Hapur, megjithatë, përfshirja e ambasadorit amerikan, Chris Hill, në këtë iniciativë ia ndryshoi mendjen atij.





“Janë dy fotografi që kanë me i kushtu shumë shtrenjtë Kosovës. Njëra është në Selanik, kur është nënshkruar marrëveshja për gazin amerikan, apo gypat amerikanë, dhe e dytë është kjo, mungesa e kryeministrit të Kosovës (në Ohër)”, tha Cana në T7.
“Unë nuk kam qenë një tifoz i madh i Open Ballkan, sepse nuk ishte iniciativë, por unë mendoj se me fërgimin e Hill në Beograd, Kosova në fakt në një periudhë afatmesme është epiqendra e interesit politik amerikan. Sepse Hill është dërguar për Kosovën në Beograd, jo për Serbinë”, tha Cana./Periskopi/