Aleksandër Vulin u referohet kosovarëve me ‘shiptari’ dhe thotë se ‘nuk kanë kulturë’. Ai thotë se ‘shiptarit’ mendojnë se nuk ka dicka më të vjetër sesa statuja e Bill Clintonit. Në reagimin e tij për rrugën Decan – Plavë, thotë se ‘shiptarit po mundohen ta vjedhin kulturën e dikujt tjetër sepse s’kanë kulturë’
Aleksandër Vulin duke komentuar zhvillimet rreth rrugës Decan – Plavë, rreth manastirit të Decanit, ka thënë se ‘kushdo që nuk ka kulturë, mundohet ta kidnapojë atë nga dikush tjetër”.
“Në Kosovë e Metohi, UNESCO pranon trashëgiminë osmane dhe serbe ndërkaq ‘shiptarit’ kanë dështuar të pranojnë dicka më të vjetër se sa statuja e Bill Clintonit. Kushdo që nuk ka kulturë, mundohet ta kidnapojë të dikujt tjetër”, ka thënë Vulin, shkruan B92.
Sipas Vulinit, kjo është arsyeja që ‘shiptarit’ (sic) po mundohen të hyjnë në UNESCO përmes Kishës Orotodokse Serbe dhe ‘kështu populli serb të bëhet trashëgimi e Kosovës dhe kosovarëve’.