




Ditën e djeshme është bërë publike në media lajmi se “i mjeri më i famshëm” në Shqipëri Ardi Daullxhiu ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.Teksa bëhet me dije se Ardi Daullxhiu kishte shkuar gjithashtu edhe në urgjencën e spitali të Durrësit, ai nuk kishte arritur të mbijetonte.
Por ajo e cila ka prekur rrjetin dhe është bërë virale pas largimi të tij nga jeta ka qenë një video e Daullxhiut, i cili shprehet se e kishte frikë vd.ekjen dhe Zotin, teksa botën e vërtetë e cilësonte atë të cilën niste pas Ditës së Gjykimit.Kujtojmë se Daullxhiu ishte një besimtar mysliman.
“Dua t’ju them që unë kam frikë Allahun, Ditën e Gjykimit se atje është botë e vërtetë. Por do Zoti nuk vds, Allahu na ka në dorë.”- thotë Ardi Daullxhiu.





Mësohet se fillimisht ai kishte ndjerë dhimbje në gjoks teksa ishte duke shitur fara në tregun e Durrësit.Ai menjëherë ka marrë biçikletën për të shkuar në spital, por është rrëzuar pa ndjenja në tokë në momentin që ka hyrë brenda rrethimit të spitalit.
Ky i fundit ishte bërë subjekt argëtimi dhe shikimesh në televizionet shqiptare pasi publikisht rrëfeu varfërinë dhe kushtet e mjerueshme në të cilat jetonte. Ardi i mjerë tentoi që me simpatinë e tij t’i bënte shqiptarët ta ndihmonin sadopak.