Momenti magjik i një çifti nga SHBA fatkeqësisht është marrë peng nga një punonjës i parkut ‘Disneyland Paris’ që mbante veshur veshët e Mickey Mouse, i cili rrëmbeu unazën e propozimit që t’i largonte nga zona e kufizuar.
Pamjet e shpërndara në rrjet tregonin çiftin para Kështjellës së Hirushes në parkun e njohur parizien të zbavitjes para se punonjësi të vijë duke rrëmbyer unazën me të cilën djali po o propozonte të dashurës.
Teksa largohej punonjësi i bënte me shenjë çiftit ta ndiqnin dhe dyshja e ndoqi rrëmbyesin e unazës gjatë episodit të çuditshëm të javës së shkuar.
Disa përdorues e quanin punonjësin e Disney ‘djallëzor’ ndërsa të tjerë e vlerësonin për ndërhyrjen efektive për të dekurajuar të ftuar të tjerë të bënin propozime martesash në vende të papërshtatshme.
Në pamje disa kalimtarë shihen që duartrokasin kur djali ulet në gjunjë për të propozuar me unazë në dorë, teksa e dashura vendos duart në fytyrë e shtangur.
Ndërsa kur punonjësi i stafit ndërhyn duke marrë unazën për të treguar vendin e përshtatshëm, dëshmitarët lëshojnë thirrje zemërimi.
Djali propozues më pas duket se thotë se “Ajo më tha ‘Po’”, por punonjësi i përgjigjet: “Po, shumë mirë, por nëse kaloni këtej do të jetë akoma më mirë”.
Kamera më pas ndalon dhe më pas tregon se çifti janë shoqëruar jashtë nga një portë e mbyllur.
Reagimet në internet ndaj videos ishin të përziera teksa shumica dënonin anëtarin mizor të stafit, ndërsa të tjerë mendonin se çifti nuk kishin të drejtë të ishin aty ku ishin.