Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari ka reaguar ndaj kryetarit të Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jasharit.
Jashari sot gjatë protestës së veteranëve ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po tenton ta kthejë Serbinë në Kosovë.
“Partitë politike të mos marrin vendim që ti bëjnë këtë keqe kaq të madhe vendit duke pretenduar dhe duke synuar t’i largojnë veteranët nga benifitet e tyre.
E dimë që edhe me partinë në pushtet ka deputet që kanë dhënë shumë për të ardhë këtu për lirinë e vendit, kemi deputet që janë të burgosur politik, kemi që janë pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së nëse biem në nivelin e një kryeministri i cili duhet të dal para nesh duhet të dal para çdo shtrese e kategorie dhe të tregoj se ku e ka problemin me vlerat më kulmore të kombit shqiptar, në të kundërtën ata që bien pre e një kryeministri të tillë dhe votojnë një ligj të tillë ku përjashtohet kategoria më e ndritur veteranët e luftës, e i bëhen krahë një kryeministri që ne dyshojmë që ai bënë përpjekje ta kthej Serbinë në Kosovë”, tha Jashari.
Miftari duke publikuar një fotografi të Jasharit ku citohet të ketë kritikuar Albin Kurtin, thotë se shumica e këtyre që sot morën pjesë në protestë janë veteranë të rrejshëm.
Ai shkruan se ata janë argat që po e implementojnë skenarin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.