Në një intervistë për media në Beograd, Vuk Drashkoviç lider i partisë SPO ka fol për situatën e përgjithshme të krijimit dhe më pas shkatërrimit të Jugosllavisë, për luftërat në ish- Jugosllavi dhe për Kosovën, pikërisht për qëndrimet e tij rreth rolit të Kishës Ortodokse dhe Kosovës i sjellim nga artikulli i “Kurir”.
Në një intervistë për media në Beograd, Vuk Drashkoviç lider i partisë SPO ka fol për situatën e përgjithshme të krijimit dhe më pas shkatërrimit të Jugosllavisë, për luftërat në ish- Jugosllavi dhe për Kosovën, pikërisht për qëndrimet e tij rreth rolit të Kishës Ortodokse dhe Kosovës i sjellim nga artikulli i “Kurir”, që transmeton “Bota Sot”.
“Personalisht mendon se statusi përfundimtar për Kosovën është zgjidhur para 14 viteve, bazuar në rezolutën 1244 dhe asokohe kemi marr një dokument të shkëlqyer si bazë të marrëveshjes së ardhshme mes Kosovës edhe Serbisë” ka thënë Drashkoviç.
Ai potencoi se “jo marrëveshje mes Beogradit e Prishtinës sepse nuk po flasim prefektët e dy qyteteve dhe ky është një iluzion. Popullit i serohet mashtrimi se këto bisedime që udhëhiqen janë bisedime mes Serbisë dhe krahinës së saj. E assesi mes shtetit të Serbisë dhe shtetit të Kosovës, që shteti nuk e njeh, por i duhet me të arrij marrëveshje” tha ai.
Drashkovç nënvizoi se “dokumenti i Ahtisarit ka sjell tek ajo që shqiptarët e Kosovës sëpari hoqën dorë nga flamuri, shteti edhe himni”.
“Ky ishte presion i fuqishëm i Amerikës. Kanë heq dorë nga synimet që të bashkohen me Shqipërinë. Kanë pranuar që në të gjithë territorin e Kosovës gjuha dhe shkrimi cirilik të jetë e barabartë me gjuhën shqipe dhe shkrimin. Pranuan që pasuria e kishave edhe manastireve të jetë pronë e SPC me seli në Beograd. Që ato të ruhen e mbrohen nga njësitet speciale ku komandat të jetë serbi. Që 40 kisha e manastire të formohen si zona të mbrojtura, ku shqiptarët nuk guxojnë të vendosen dhe të lejohen aty. U formua zinxhiri i komunave të re me shumicë jo shqiptare, serbëve iu garantuan 10 vende deputeti dhe dy ministri. Shumë më tepër mund të arrihet me bisedime dhe në momentin kur Kosova e Serbia hynë në BE, nuk do ketë asnjë kufi” tha ai.
Sipas Drashkoviç: “Kosova është nj mit i shpikur, i mrekullueshëm për literaturë, por i shpikur se nuk ka asnjë betim apo darkë të princave, çdo gjë është e shpikur….. kjo në të vërtetë është mbetja e darkës sekrete ku Lazari luan rolin e Jezusit, ndërsa 9 jugoviçët janë apostuj e Vuk Brankoviç është Krishti. Mirëpo pastaj njerëzit e mençur edhe kisha e pranojnë si realitet dhe popullit përmes violinave i predikohet edhe në libra…. i predikohet se i gjithë populli serb është popull i Jezu Krishtit dhe duhet të ndjek viktimën e vetë Sipas kësaj roli i SPC është katastrofë për kombin tonë” tha Drashkoviç.