




Durim Berisha, ish-këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar për ata që po e duartrokasin ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi ky refuzoi ta merrte për vete një orë të markës ‘Rolex’, të cilën ia dhuroi kryeministri i Katarit dhe homologu i tij, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al-Thani.
Sveçla ia la shtetit dhuratën mijëra euroshe, ndërsa Berisha thotë se kështu ai thjesht e ka përmbushur një detyrim ligjor, raporton Gazeta Express.





“Militant i dashur, Xhelal Sveçla nuk ia dhuroi shtetin oren, ai permbushi nje detyrim ligjor”, ka shkruar ai.
Berisha tha se kjo “nuk është vepër madhore”, duke e krahasuar me respektimin e orarit të punës.
“Pra lajmi permban nje titull te rrejshem dhe nuk behet fjale per ndonje veper madhore. Eshte sikur me u bo lajm dalja ne pune ne orar te percaktuar”, shkroi ai.
“Kthjelluni shqipe se don me ju marre ne qafe symbyllesia e pasimi emocional e i verber. Trunin na e fali Zoti me e fute ne funksion. Perdoreni, eshte falas dhe bajagi e dobishme”, shtoi ish-këshilltari i Kurtit.