Oligarku i Edi Ramës i thurë lavde RTS’it famëkeq, kosovarët e irrituar i vërsulen me sharje

Oligarku i Edi Ramës i thurë lavde RTS’it famëkeq, kosovarët e irrituar i vërsulen me sharje.Biznismeni shqiptar Gjergj Luca ka marrë ofendime të shumta pas publikimit të një video me një gazetare serbe në Facebook.
Luca tha se Dragana ka qenë gazetare në agjencinë më prestigjioze të lajmeve në Serbi, RTS, dhe se do shumë Shqipërinë.

“Dragana është nga Serbia, ka qenë konsulle në ambasaden serbe dhe gazetare për një nga agjencitë më prestigjioze në Serbi. Radio Televizioni Serb. Djali i Draganës me vajzën time Majan janë të dy miq në shkollë prej tre – katër vjetëve, studiojnë bashkë janë shumë shok. Edhe ne prindreit jemi bërë shumë shok. Dragana e do shumë Shqipërinë, shumë Serbinë dhe një nga luftëtaret më të zjarrta të Open Ballkan”, tha Luca.
“Shumë respekt për Shqipërinë”, tha Dragana.

Lidhur me këtë video kanë reaguar shumë qytetarë nga Kosova.