




Sot rreth orës 15:00 është fundosur një veturë në Liqenin e Badovcit, ndërsa brenda gjendej një fëmijë i moshës 5-vjeçare.
Falë intervenimit të shpejtë nga Shoqata e Peshkatarëve “Krapi”, është ndaluar më e keqja.
Mrekullisht është arritur të shpëtohet fëmija i cili po flinte brenda veturës.





Lidhur me rastin, e kanë folur nga Shoqata e Peshkatarëve ‘Krapi’, kryetari i Ali Vitia dhe shefi i rojeve të “Krapit” Milaim Vitia, të cilët intervenuam për të shpëtimin e fëmijës.
“Ne kemi qenë aty, fëmija ka qenë brenda në veturë duke fjet. Kemi arrit menjëherë me shpëtu. Familjen e kishte afër, por vetura u fundos shpejt. Ne ishim aty”, pohuan të njëjtit për indeksonline.