Sigurisht që larja e duarve është shumë e rëndësishme, por nuk është e thënë që çdo gjë që rrethon fëmijët tuaj të jetë e pastër si kristali. Shkenca moderne tregon se të largosh organizma të vogla të quajtura mikrobe me anë të dezinfektuesve të duarve, sapunëve antibakterial dhe overdoza antibiotikësh, po shkakton një impakt tmerrësisht negativ në sistemin imunitar të fëmijëve.
Të paktën kështu konfirmon mikrobiologia Marie Claire Arrieta, bashkë autore e një libri të titulluar ‘Let Them Eat Dirt’ ose shqip, “Lërini të hanë baltë”. Ekspertët i mëshojnë faktit se ky ekzagjerim në pastërti kontribuon në një sërë kushtesh kronike që variojnë nga alergjitë në obezitet. Marie Claire Arrieta shpjegon se kur lindim, nuk kemi mikrobe.
Sistemi ynë imunitar është i pazhvilluar. Por, sapo mikrobet hyjnë në aksion, aktivizojnë sistemin imunitar, i cili nis të funksionojë në mënyrë të saktë. Një higjenë e tepërt është një hipotezë që shpjegon pse alergjitë, obeziteti dhe inflamacionet janë sëmundje në rritje.
Shkencëtarët besojnë se ky ekspozim ndaj mikrobeve në fillim të jetëve tona, është i nevojshëm derisa sistemi ynë imunitar të jetë formuar dhe në fund të mund të parandalojë zhvillimin e këtyre sëmundjeve.
Një nga këto të dhëna tregon se fëmijët që rriten në zona rurale kanë më pak mundësi për të pasur astmë.
Studimet kanë treguar se pastërtia e gjithçkaje që hyn në gojën e fëmijëve, rrit mundësinë e astmës. Probabiliteti i të pasurit astmë ulët nëse biberoni pastrohet nga goja e prindërve. Kështu, sipas Marie Claire, nëse fëmija juaj është në kopsht duke luajtur me dhe’, mos ia hiqni nga duart.