Për Kosovën është folur edhe në Bundestagun gjerman e madje ka pasur edhe përplasje mes deputetësh. Deputeti Paul u është përgjigjur përfaqësuesve të krahut të djathtë ekstrem, të cilët intervenimin e Natos në Kosovë e kanë cilësuar si gaabim të Gjermanisë.
Ziemiak ka thënë se Gjermania duhet të jetë falënderuese për us htar ët gjermanë që kanë shpëtuar jetën shqiptarëve të Kosovës. Para se te vij tek neni, të cilin e paraqiti duhet të kthehem edhe një herë tek një pikë, të cilën nuk dua ta lë pa përmendur.
Ju keni thënë se ndërhyrja në Kosovë më 1999 ishte një gabim i yni. Tani dhe partia e juaj thotë që keni pasur të drejtë. Zonja e zotërinj, normalisht që nuk duhet të kacafytemi në këtë pikë, por ishte një gjenocid i pabesueshëm, ishte dh une mbi popullin e Kosovës.
Atëherë ‘SP’ dhe të ‘Gjelbrit’ kanë marrë nismën përmes të cilës e kemi mbështetur edhe ne, si CDU. Unë mendoj se duhet të jemi falënderues për ushtarët tanë, të cilët kanë shpëtuar aq shumë jetë të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999”, përfundoi deklaratën deputeti i Bundestagut gjerman.