‘GODET’ Ramiz Lladrovci:”Falë meje, Kosovën e Lakmojn edhe të Huajt”…

Kryetari i Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka zhvilluar sot një takim mes miqsh, e në mesin e tyre edhe një nga ish-zyrtarët e lartë të kësaj partie, Adem Grabovci.Pas kësaj, Lladrovci tha se janë diskutuar tema të gjera duke filluar nga futbolli e deri tek ekonomia dhe politike.
Kishte nje nostalgji mes tyre dukej.

Por ndër të tjerash Ladrovci tha se Kosova është vendi mundësive dhe se historia jonë është kjo çfarë është.Postimi i plotë:Me Ademin, Albertin, Labinotin, Sylejmanin dhe Qëndrimin, patëm takim mes miqsh ku trajtuam shumë tema, nga futbolli,deri te ekonomia dhe politika. Erdhëm në përfundim se vendi ynë ka mundësi të mëdha për sukses, me të rinj e të reja me potencial por edhe me vullnet për të arritur shumë.

Gjithsesi, e kujtuam të djeshmen tonë krenare, por edhe qëndrueshmërinë tonë për të arritur aty ku e kemi vendin, edhe si shtet, edhe si komb në të gjitha fushat.Kosova, është vend i mundësive që i lakmuan të huajt, prandaj të arriturat tona por edhe historia jonë është kjo çfarë është! Rruga e vetme që na mbetet është ajo që çon përpara.Respekt!.